Man United – Atalanta, formacionet e mundshme

by admin
Spread the love

Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Champions League është ajo mes Man United dhe Atalantës.

Ekipet kanë vetëm një pikë diferencë pas dy ndeshjeve të para, me skuadrën italiane që kryeson Grupin F dhe “Djajtë e Kuq” që pozicionohen në vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa ka edhe Young Boys.

Ekipet pritet të rreshtohen në fushë me skemat e zakonshme që jemi mësuar t’i shohim edhe në ndeshjet e tjera. Sulmi i United do të udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo, e ai i Atalantës nga Zabata.

Mungesat për këtë ndeshje penalizojnë së tepërmi të dyja ekipet. Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion, Varane, Diallo, Martial, Fed dhe Cavanin, ndërsa Gasperini përballe me mungesat e Hateboer, Pessina, Gosens, Djimsiti dhe Toloi.

Në 9 ndeshjet e fundit të Man United në Champions janë shënuar të paktën 2.5 gola.

You may also like