Man. City triumfon në shtëpinë e Chelsea-t, Aston Villa shtang “djajtë e kuq”

by admin
Spread the love

Pep Guardila thyen tabunë Chelsea. Londinezët ishin shndërruar në një “mace e zezë” për Manchester City-n, pasi që prej uljes në pankinë të gjermanit Thomas Tuchel, kishin fituar të tre përballjet, përfshi këtu edhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë kalendari i vuri sërish shpejt përballë, pasi mesditën e sotme të dy skuadrat sfiduan nëjra-tjetrën në ‘Stamford Bridge” në një ndeshje të vlefshme për javën e 6 të Premier League, ndërsa në fund ia doli të festojë formacioni i Pep Guardiolës, falë triumfit minimal 0-1.

Tekniku spanjolli kishte preferuar një rreshtim 4-3-3 për të sfiduar londinezët e Tuchel, që nga ana tjetër ishte kthyer te skema 3-5-2 me dyshen Lukaku-Ëerner në majë të sulmit dhe Kovacic që ishte rreshtuar në mesfushë përkrah dyshes Kante-Jorginho.

“Citizens” morën menjëherë kontrollin e lojës, duke ushtruar një presion asfiksues dhe rikuperuar shumë shpejt topin, në mënyrë të tillë që londinezët ta kishin thuajse të pamundur të dilnn rrezikshëm përtej vijës së mesit të fushës.

Përpos dominimit, rastet për shënim ishin me pikatore, teksa shkëndijën e parë e dha Rodri në minutën e 34-t me nëj goditje të bukur, por topi u përplas në një nga mbrojtësit londinezë dhe përfundoi në këndore.

Në të 41-tën ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që u shërbye mirë në zonë, por goditi jashtë, duke shpërdoruar nëj mundësi të mirë për të cuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi të Anglisë, që kërcënuan me sulmuesin Jack Grealish në minutën e 48’, por topi përfundoi jashtë, ndërsa katër mnuta më vonë ishte braziliani Gabriel Jesus që zhbllokoi sfidën.

Pas një pasimi mjaft të mirë të Cancelos, sulmuesi brazilian nuk mund të gabonte sërish dhe këtë herë ekzekutoi saktë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Mendy, që deri në ato momente ishte impenjuar shumë pak.

Në të 58-ën ishte Jack Grealisht që i shkoi shumë pranë golit të dytë, por pavarësisht se bëri gjithcka mirë me depërtimin në zonë, në fund ishte portieri Mendy që doli mirë dhe ndërhyri duke dërguar topin në këndore.

Kërcënimi i parë i rrezikshëm i Chelsea-t u regjistrua në minutën e 63-të me Romelu Lukakun që përfitoi dhe dërgopi topin menjëherë në rrjetë, por gjithcka u ndal nga arbitri, që akordoi një pozicion jashtë loje të sulmuesit belg, i konfirmuar më pas edhe nga VAR-i.

Provon të gjejë golin e barazimit edhe mesfushori kroat Mateo Kovacic, që pas një pasimi të mirë, tentoi goditjen nga brenda zonës, por gjuajtja ishte e lehtë dhe qëndrore për portierin Ederson, që zotëroi pa problem.

Në minutat e mbetura ishte sërish manchester CIty që iu afrua golit të dytë, por Laporte nuk devijoi dot topin në rrjetë, fare pranë vijës fatale, ndërsa më pas tentativa e Jack Grealish u prit nga gardiani i londinezëve, Mendy.

Vërshëllima finale e arbitrit Michael Olivier la në fuqi rezultatin 0-1 për Manchester City-n, që ngjitet përkohësisht në kuotën e 13 pikëve, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpool e Manchester United, ndërsa Guardiola fiton duelin e parë “anglez” ndaj Thomas Tuchel, të cilin e kishte mposhtur rregullisht në përballjet në Bundesligën gjermane.

E nëse pjesa blu e Manchesterit feston, nuk ndodh e njëjta gjë me “të kuqtë”, që humbën mundësinë për t’u ngjitur të vetëm në krye, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 në “opld Trafford” nga Aston Villa.

“Djajtë e kuq” bënë një ndeshje mjaft të mirë, por e pa veten në disavantazh vetëm dy minuta para fundit të lojës, pas golit të Hause. Në minutën e 93-të, Manchester United pati mundësinë për të shmangur humbjen, por nga pika e abrdhë e penalltisë shkoi portugezi Bruno Fernandes, që këtë herë gaboi, duke dërguar sferën mbi traversën e portës, ndërsa talentit Greenwood do t’i peshojë shumë egoizmi i tepruar në këtë sfidë./Shqip/


Top Channel

You may also like