Man City shpallet kampion bote për herë të parë, deklason Fluminensen në finale

by admin
Spread the love

Manchester City ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke triumfuar edhe në Kupën e Botës për Klube.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi pa problem sonte në finalen ndaj Fluminenses, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u zhvillua në Arabinë Saudite, konkretisht në stadiumin “King Abdullah Sports City”, teksa përfundoi me rezultatin 4:0.

Julian Alvarez (1′, 88′), Nino (27′ autogol) dhe Phil Foden (72′) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Kështu Man City e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme vitin kalendarik.

Pasi fitoi tripletën më herët, përfshirë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, klubi anglez tani ka në kabinën e trofeve edhe atë të Botërorit të Klubeve.

You may also like