Mami, të dua shumë’, Olta rrëfen momentet e para të takimit me Amarin e vogël

by admin
Spread the love

Pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP të shtunën e kaluar, Olta Gixhari vendosi të merrte një pushim nga ekrani, duke ia kushtuar kohën e saj të plotë familjes së saj të vogël, partnerit dhe vogëlushit të saj, Amar.

Ky i fundit ishte pikërisht arsyeja se pse aktorja vendosi t’i jepte fund rrugëtimit të saj më shumë se 90 ditor në shtëpinë e Big Brother VIP. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur me Oltën dhe si ndihet ajo rreth një javë pasi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP.

Unë kam pak ditë që kam dalë, ndihem mirë. Ato dy ditët e para mezi po mësohesha me disa orare të tjera dhe rutina të tjera. Të them të vertëtën kam harxhuar të gjithë kohën me djalin tim dhe vazhdoj qëndroj non-stop me të. Po rikthehem në realitetin tim por dua të them, sepse është me shumë rëndësi.

Natën e ‘Prime’-t kur dola djali ishte pak i ftohtë, unë qava dhe thashë mbase më ka harruar, pikërisht atë natë që vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit dhe nuk ka fjetur deri në orën 06:30 të mëngjesit dhe më thoshtë: “Mami, mami të dua shumë”. Rikuperimi ishte më i shpejtë se unë e mendoja. Jam shumë e lumtur”- u shpreh Olta Gixhari në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel.

You may also like