Mallorca mposht Bilbaon në një ndeshje të çmendur, dy asiste nga Muriqi

by admin
Spread the love

Një ndeshje e çmendur midis Mallorcas dhe Bilbaos e cila përfundoi me rezultatin 3-2 ndërsa sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi ishte vendimtar në dy gola të shënuara nga ekipi i tij.

Takimi nisi më mirë për Mallorcan që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Sevilla. Tetë minuta më vonë Angel dyfishoi gjithçka për Mallorcan pas një asisti të Vedat Muriqit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Megjithatë, gjithçka mori një tjetër rrjedhë pasi Bilbao vendosi ekuilibrat në vetëm 2 minuta. Fillimisht Garcia dhe më pas Berenguer realizuan për Bilbaon duke e çuar rezultatin në 2-2.

Stadiumi u ngrit peshë në minutën e 88-të kur Kubo shënoi golin e fitores për Mallorcan. Muriqi ishte sërish protagonist duke dhënë edhe asistin e këtij goli dhe të dytin në këtë ndeshje.

Kështu, Mallorca del me tre pikët nga ky takim dhe ngjitet në vendin e 15-të në kuotën e 26 pikëve. Nga ana tjetër, Bilbao e vendit të tetë qëndron në kuotën e 34 pikëve.

LALIGA – Java 25
Mallorca-Bilbao 3-2
Shënues:
Sevilla (pen) 22’, Angel 30’, Kubo 88’ / Garcia 59’, Berenguer 61’

You may also like