MALI I ZI – Gjukanoviç bën thirrje për zgjedhje të reja në vazhdën e paqëndrueshmërisë

by admin
Spread the love

PODGORICË, 20 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç sugjeroi sot që periudha legjislative të shkurtohet dhe votuesit të thirren në zgjedhje të parakohshme në vazhdën e dy qeverive të dështuara që nga votimi i fundit dy vjet më parë.

Vendimi tani i takon Danijela Gjuroviç, presidente e parlamentit, nëse do të ndjekë këshillën e presidentit, pasi përpjekja e fundit për një qeveri të re dështoi këtë javë.

Koalicion pro-serb mori 41 nga 80 vendet në zgjedhjet e gushtit 2020, duke hequr nga pushteti partinë pro-perëndimore DPS të Gjukanoviçit për herë të parë në 30 vjet. Koalicioni i ri premtoi t’i jepte fund korrupsionit sipas të cilit kishte lulëzuar nën sundimin e DPS-së.

Por, qeveria e fundit e pakicës u rrëzua në gusht, pas një votimi mosbesimi.

Që atëherë, Fronti Demokratik (DF), i cili është pro-serb dhe pro-rus, është përpjekur të ringjallë koalicionin që u formua në gusht 2020. Por afati për një ringjallje të tillë skadoi të hënën.

Lideri i DF-se Andrija Mandiç i shkroi një letër Gjukanoviçit se ai kishte marrëveshje verbale nga 41 ligjvënës për të mbështetur ish-diplomatin dhe politikanin pro-serb Miodrag Lekiç për të qenë kryeministër.

“Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme, pasi mesazhet e mbështetjes duhet të ishin të dokumentuar”, tha Gjukanoviq.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like