Maldini kritikon Donnarumman për largimin: Motivimi i vetëm për një lojtar duhet të jetë pasioni

by admin
Spread the love

Donnarumma la skuadrën e Milan për të nisur një aventurë me Paris Saint Germain gjatë verës së kaluar.

Kjo lëvizje konsiderohet se u bë pas tërheqjes për para. Kështu së paku beson 90% (minimumi) e audiencës sportive.

Një gjë të tillë nënkuptoi edhe Maldini, kur tha se e vetmja shtysë për lojtarët duhet të jetë pasioni.

“Donnarumma është një person i mirë, plot emocione. Mendoj se në një botë ideale, motivimi i vetëm për lojtarët do të duhej të ishte pasioni”, ka thënë Maldini.

“Por është e kuptueshme të kërkosh edhe para dhe status social për të shpërblyer familjen që vuajti shumë për rritjen tënde. Shtysë e kuptueshme edhe kjo”, ishin fjalët e italianit.

“Nuk më takon mua të gjykojë vendimet. Ka lojtarë që presin momentin, ka të atillë që nxitojnë.”

Gianluigi Donnarumma ka hasur në konkurrencë të fortë te PSG, ku është edhe Keylor Navas.

You may also like