Makinat elektrike dëmtojnë ambjnetin, lëshojnë më shumë emetime toksike se ato me karburant, thotë studimi (fotot)

by admin
Spread the love

Një studim i risjellë në vëmendje së fundmi ka konfirmuar se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë sesa ato që djegin karburant.

Studimi i agjencisë së të dhënave së fushës ‘Emission Analytics’, është publikuar në 2022 por po tërheq sërish vëmendje pas citimit në një editorial të  rrjetit Wall Street Journal.

Në të thuhet se frenat e gomat e makinave elektrike lëshojnë 1,850 herë më shumë ndotje në krahasim me karburatorët e shkarkimit të makinave moderne me karburant, që kanë filtra efektivë dhe reduktojnë shumë emetimet e djegies.

Në studim shtohet se ndotja toksike kryesore nga automjetet vjen nga konsumi i gomave.

Teksa automjetet e rënda përdorin goma të mëdha materiali sintetik prej vaji dhe plotësuesish kimike, ato lëshojnë kimikatet në ajër, sipas Emission Analytics.

Mjetet elektrike janë 30% më të rënda se automjetet me karburant prandaj kanë më shumë konsum në frenat dhe gomat e tyre, duke i konsumuar shumë më shpejt sesa automjetet standarde.

Analistët e Emission Analytics thanë se emetimet nga konsumi i gomave në makinat elektrike është 400 herë më i  lartë se pjesëzat e lëshuara nga marmitat e filtruara të mjeteve me  karburant.

Makinat më të përdorura elektrike në SHBA si Tesla’s Model Y, kanë një bateri që u peshon 800 kg.

Ndërsa bateria e modelit elektrik kamioncine Ford F-150 Lightning, peshon rreth 1 ton.

Studimi hedh dyshime mbi politikat e nxitjes së mjeteve elektrike për çështje ndotjeje, siç ka kërkuar administrata Biden që dy të tretat e automjeteve në SHBA të jenë elektrike deri në 2032, shkruan rrjeti New York Post.

Edhe makinat elektrike përdorin goma të krijuara nga produktet e naftës që ndotin ambjentin teksa konsumohen.

“Kjo nuk do të jetë diçka që mund të ndalojë elektrifikimin,” tha Nick Molden, kreu i grupit të analistëve Emissions Analytics, teksa shtonte:

“Do të ketë një këmbim, pasi kjo axhenda politike po shkon fuqishëm drejt asaj klimatike, pasi mjetet elektrike sjellin reduktimin e CO2 në ajër.”

“Por është aspekti negativ që shtohet ndotja e pjesëzave për njerëzit, për atë që marrin frymë dhe efektet shëndetësore”. Molden tha se toksinat në ajër kanë më pak efekt në mjedis dhe më shumë në shëndetin e njerëzve.

“Shumë nga këto kimikate shkojnë në ujë, në tokë e në ajër, dëmtojnë kafshët e ushqimin. Gomat krijohen me shumë kimikate helmuese”, tha më tej Molden, duke shtuar se gjëja më e mirë për problemin është reduktimi përbërësve helmues te gomat, me qëllim që të kënaqen të dyja palët e debatit./NewYorkPost/