Mainz përmbys Leverkusenin dhe i ndalonë ecurinë pozitive

by admin
Spread the love

Mainz ndal ecurinë pozitive të Bayer Leverkusen në javën 23 të Budesligës. Ata fituan në shtëpi me rezulatin 3-2, pavarësisht faktit se e panë veten në disavantazh dy herë gjatë takimit.

Pjesa e parë u mbyll në favor të Bayer Leverkusen. Ishte i përhershmi Patrick Schick që realizoi golin e vetëm të kësaj pjese 10 minuta përpara përfundimit të sesionit. Goli i 20-të sezonal për çekun që vazhdon të konfirmoj sezonin fantastik që është duke zhvilluar.

Megjithatë, Mainz baraspeshoi gjithçka në pjesën e dytë falë golit të Martin. Tre minuta më vonë ndeshja u përmbys pas golit të Onisiwo, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.

Leverkusen gjeti sërish avantazhin në minutën e 74-t pas golit të Alario, por Mainz nuk u dorëzua duke vendosur ekuilibrat me anë të Burgzorg. Përmbysja e madhe erdhi nga Ingvartsen vetëm dy minuta nga fundi i minutave të rregullta të takimit.

Kështu Mainz ndalonë ecurinë pozitive të Leverkusenit që në pesë ndeshjet e fundit kishte katër fitore dhe një barazim. Nga ana tjetër, Mainz ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 23
Mainz-Bayer Leverkusen 3-2
Shënues:
Martin 57’, Burgzorg 84’, Ingvartsen 88’ / Schick 35’, Alario 74’

Foto: Mainz 05 Twitter

You may also like