Macron përfshihet në polemika me Netanyahun – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidenti francez, Emanuel Makron janë përfshirë në polemika në distancë për civilët e pafajshëm palestinezë që po vriten gjatë ndërhyrjes së ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për BBC, në përfundim të konferencës për Gazën në Paris, Makron i bëri thirrje Netanjahut që të urdhërojë ushtrinë, të ndalë menjëherë vrasjen e foshnjave, grave dhe të moshuarve palestinezë, Sipas tij, vrasja e civilëve në luftën me Hamasin nuk ka asnjë justifikim.

Kryeministri izraelit iu përgjigj thirrjes së Makronit përmes një deklarate të shpërndarë për mediat. Netanjahu shprehet se Franca dhe vendet europiane duhet t’ua dërgojnë këto thirrje Hamasit, pasi sipas tij janë militantët palestinezë që përdorin civilët si mburojë njerëzore, ndërsa Izraeli po bën çmos për të larguar civilët nga zonat e luftimeve.

Mbi 100 mijë civilë palestinezë janë zhvendosur nga veriu në jug të Rripit të Gazës, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit ditor katërorësh. Tel Avivi reduktoi shifrat e viktimave të sulmit të Hamasit më 7 Tetor, nga 1400 në 1200. Në mungesë të një argumentimi zyrtar, burime të brendshme të qeverisë izraelite thanë se numri u reduktua pas procesit të verifikimit të trupave.

Tv Klan

You may also like