Macron kritikohet ashpër për komentin se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër

by admin
Spread the love

Një koment i presidentit francez, Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër ka shkaktuar zemërim në Ukrainë.

Macron e kishte përdorur këtë shprehje për të shpjeguar pse mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë gjenocidale.

Unë jam i matur me termat. Gjenocidi ka një kuptim. Ukrainasit dhe rusët janë popuj vëllezër. Është çmenduri kjo që po ndodh sot. Është brutalitet i pabesueshëm dhe një rikthim i luftës në Evropë. Por në të njëjtën kohë shikoj faktet dhe dua të vazhdoj përpjekjet maksimale për të ndalur luftën dhe rivendosur paqen. Nuk jam i sigurt nëse përshkallëzimi i retorikës i shërben kauzës sonë”, tha zoti Macron.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka dënuar deklaratën e të parit të shtetit francez, duke i quajtur komentet “zhgënjyese”, raporton skynews.

Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha se “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore – Rusisë dhe Ukrainës – filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në vitin 2014”.

“Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet ukrainase në muajin shkurt”, pohoi Nikolenko.

Ai shtoi se “vëllezërit” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre. 

Rruga Press

You may also like