Maccabi turpëron Juventusin, Copenhagen dhe City bëjnë paqe

by admin
Spread the love

Juventusi turpërohet në Izrael dhe mposhtet në ndeshjen e katërt të Champions League përballë modestëve të Maccabi Haifa. Këta të fundit prodhuan një surprizë të bukur dhe triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 duke i çuar në minimum shpresat për badhezinjtë që të kalojnë fazën e grupeve.

Ndeshja nis mirë për izraelitët të cilëve i mjaftojnë vetëm 7 minuta lojë për të kaluar në avantazh. Është Omer Atzili që detyron Szczesnyn të nxjerrë topin nga rrjeta duke i çuar shifrat në 1-0.

Kur pritet që Juventusi të hidhet në sulm për të ndryshuar rezultatin, është sërish Maccabi që surprizon dhe realizon edhe golin e dytë. Autor është përsëri Atzili që në minutën e 42 i jep një tjetër goditje Juventusit.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Allegrit provojnë të ndryshojnë fatin e tyre, por pa sukses. Në fund ndeshja përfundon me rezultatin 2-0 dhe izraelitët dalin me pikë të plota. Me këtë humbje, Juventusi qëndron në kuotën e 3 pikëve, në vendin e tretë, po aq sa Maccabi. Kryesuesit e grupit H janë PSG dhe Benfica me 7 pikë, por do të përballen më mbrëmje me njëri-tjetrin.

U luajt paralelisht me këtë sfidë edhe dueli midis Manchester Cityt dhe Copenhagen. Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, me “Qytetarëët” që detyrohen të luajnë me 10 lojtarë që prej minutës së 30-të.

Shansin më të mirë të shënimit në këtë takim e kishte Mahrez në minutën  e 25-të, por nuk arriti dot të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë barazim, Manchester City qëndron në krye të grupit G me 10 pikë. /oversport.tv

Foto: Maccabi Haifa FC, Twitter

You may also like