“Ma sillni këtë lojtar”/ Jo vetëm Dani Alves, Xavi jep urdhër për një tjetër rikthim

by admin
Spread the love

Dani Alves pritet të mos jetë i vetmi “ish” që rikthehet te Barcelona. Xavi ka një tjetër dëshirë në lidhje me merkaton, të cilën e zbulon Sport.es. Trajneri u ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin Thiago Alcantarën në skuadër gjatë merkatos së dimrit.

Mesfushori spanjoll u transferua si lojtar i lirë te Liverpool në shtatorin e vitit 2020, por nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks tek ekipi i Jurgen Klopp, pasi problemet fizike nuk po e lënë të qetë.

Xavi dhe Thiago Alcantara kanë qenë shokë skuadre te Barcelona, përpara se 30-vjeçari të transferohej te Bayern Munchen (2013). Rikthimi në “Camp Nou” me Xavin trajner është një opsion që e tundon Thiagon.

Ndërkohë, Barcelona pëlqen një tjetër lojtar që aktivizohet në Premier League. Flasim për Christian Pulisic, sulmuesin e djathtë të Chelsea.

Konkurrenca në repartin ofensiv të kampionëve të Europës është e madhe, 23-vjeçari amerikan u rikuperua muajin e kaluar nga një dëmtim në gju dhe për shërbimet e tij interesohen disa klube.

Xavi e pëlqen dhe katalanasja Sport shkruan se Barcelona shpreson ta marrë në formë huazimi gjatë merkatos së janarit. Pulisic mund të mbulojë disa pozicione në repartin ofensiv.

You may also like