“Ma hiqni ‘non grata’-n”: Përgjigja që i vjen Berishës nga SHBA

by admin
Spread the love

SHBA e kanë marrë mesazh-kërkesë-lutjen e Berishës në Kuvendin e së shtunës në Air Albania për heqjen e “non grata”-s, e së fundi i kanë kthyer përgjigje. Përgjigja është zgjedhur të jetë më së shumti grafike dhe me bilanc në të, ku i përcillet mesazhi që mos mbajë shpresë se kjo mund të ndodhë.

“Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘non grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që u është kërkuar falje ‘zero’”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë

Gjithashtu, ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për Berishën i cili ditën që mësyu në selinë blu, u shpreh se do e pranonte një falje nga SHBA-ja nëse do të kishte një të tillë.

“Padiskutim, që nëse do të ketë një apologji(falje), unë do ta pranoj”.

You may also like