Lulzim Basha nervozohet keq dhe hedh karrigen me forcë: Për hir të kësaj po i vënë kazmën gjithçkaje

by admin
Spread the love

Kreu i PD Lulzim Basha, në kuadër të takimeve për zgjedhjet e 6 marsit, sot ndodhej në Durrës, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, që të votojnë Luan Hotin.

Por gjatë fjalës ka pasur edhe një moment revolte, kur Basha tha se modeli i vjetër e ka mendjen vetëm tek karrigia, duke iu drejtuar të rinjve ai mori karrigen dhe e flak tutje, duke thënë “në çdo çdo vend, edhe në Shqipëri, ju bën këtë”.

“Ja ku jemi sot 2 vite dhe disa muaj pas rebelimit të tetorit të studentëëve të 2018 dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka si të ndryshojë. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli i vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e djegë gjithçka. Ka frikë më shumë se çdo gjë rininë. E dini pse? E dini se çfarë u bën rinia në çdo vend edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos të lirojnë karrigen. Ju bën. Dhe këtu do u bëjë atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit dhe e kanë katandisur në këtë formë këtë Perlën e Adriatikut”, tha Basha.

You may also like