LUKSEMBURG – BE arrin marrëveshjen për reforma të tregut të energjisë

by admin
Spread the love

LUKSEMBURG, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian arritën në një qëndrim të përbashkët për reformën e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke hapur rrugën për bisedimet përfundimtare me Parlamentin Evropian.

“Falë kësaj marrëveshjeje, konsumatorët në të gjithë BE-në do të jenë në gjendje të përfitojnë nga çmimet shumë më të qëndrueshme të energjisë dhe mbrojtje më e mirë nga krizat e ardhshme,” tha ministrja spanjolle e Tranzicionit Ekologjik Teresa Ribera Rodríguez, e cila kryesoi bisedimet.

“Ne gjithashtu do të përshpejtojmë vendosjen e burimeve të rinovueshme, një burim më i lirë dhe më i pastër energjie për qytetarët tanë,” tha Ribera Rodríguez.

Reforma e planifikuar synon të mbrojë më mirë konsumatorët e BE-së nga luhatjet e mëdha të çmimeve të energjisë elektrike, si vitin e kaluar kur çmimet e energjisë u rritën përkohësisht pasi Rusia uli importet e karburantit në bllok.

Arritja e një kompromisi ishte e vështirë, pasi Franca dhe Gjermania kishin mosmarrëveshje se si energjia bërthamore duhet të përfshihej në legjislacion.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like