Lukaku drejt Juves, ultrasit bardhezi tallen me “portierin” belg

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi.

Chelsea dhe bardhezinjtë italianë do të shkëmbejnë sulmuesit. Me belgun që pret të vendoset nën urdhrat e Max Allegrit dhe Dusan Vlahovic drejt “Stamford Bridge”.

Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”.

Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.

Lukaku, qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në mesazhin e Curva Sud, grupimit që bën tifo për Juven.

Ironia lidhet me finalen e Champions League midis Manchester Cityt dhe Interit. Me Lukakun që në një moment u shndërrua në “portierin” e Citizens duke i mohuar golin Dimarcos.


Top Channel

You may also like