“Luka Modric qau si fëmi kur e thirra për ti treguar se e kishte fituar Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferre, në një intervistë për mediumin spanjoll, “Marca”, kishte folur për reagimin e Luka Modric pasi i kishte treguar se ishte fitues i Topit të Artë në vitin 2018.

“Luka Modric qau si fëmi kur e thirra për t’i treguar se ishte fituesi i Topit të Artë”, tha ai.

Modric ishte fitues i Topit të Artë në vitin 2018, duke mposhtur dominimin 10-vjeçar mes Messit dhe Ronaldos.

Këtë çmim e arriti pas një sezoni tjetet të suksesshëm me klubin dhe kombëtaren.

Me Real Madrid kishte fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube, ndërsa me Kombëtaren e Krocisë kishte arritur deri në finale të Kupës së Botës ku ishin mposhtur nga Franca

You may also like