Luizi nuk ndalet nga asgjë, shkon dhe e puth Kiarën sërish në krevat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ashtu siç është bërë zakon, edhe dita e sotme për Kiarën kishte një puthje. Teksa po flinte, Luizi shkoi në shtratin e saj dhe e puthi në kokë, puthje e cila zgjoi nga gjumi Kiarën.

Çdo mëngjes, rituali i Luizit është i njëjtë. Ai ngrihet nga shtrati, vishet, puth Kiarën në kohën kur ajo është në gjumë dhe më pas del në oborr dhe shijon kafen e mëngjesit më Bjordin dhe Valbonën.

Luizi duket qartazi që ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Kiara Titon, por kjo e fundit ia ka bërë të qartë që brenda shtëpisë, e ka të vështirë të krijojë lidhje.

“Do të të pres kur të dalim jashtë, fjalë burrash”, i tha Kiara dje Luizit, duke lënë të kuptohet se ka ndjenja për këngëtarin, por ka sikletin e publikut…

You may also like