Luizi kërkon ndihmën e Kristit dhe Maestros: Ta legenosim këtë Bledin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hyrja e Bledi Manes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk është pritur mirë nga Luiz Ejlli, i cili duket se e ka kuptuar që është në qendër të shënjestrës së gazetarit. E ky i fundit është bërë temë diskutimi në shtëpinë e Big Brother që prej ditës së djeshme.

Ditën e sotme, Luizi ka kërkuar edhe ndihmën e dy prej banorëve të shtëpisë, Kristit dhe Armaldos. Teksa këta dy të fundit po flisnin për punët e shtëpisë, Luizi i është afruar duke i kërkuar që ‘ta legenosin‘ Bledin, por Kristi i ka thënë se me të do të merret vetë këngëtari.

Armaldo: Lider, si e ke planin sot?

Kristi: Ka ndryshuar shumë situata, duhet të bëjë një plan të ri. Atë jam duke menduar.

Luizi: A do e legenosim këtë?

Kristi: Me atë do merresh ti.

Luizi: E di që ai ka ardhur për mua. Do të më zëvendësoj mua.

You may also like