Luizi ka rënë në dashuri kokë e këmbë me ty, por ne s’kemi pse zihemi bashkë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Olta Gixhari dhe Kiara Tito ishin dy mikesha mjaft të mira në fillim të programit ‘Big Brother VIP’. Dyshja ndërtuan një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, por tashmë ato nuk kanë një raport aq të mirë, pas afrimit të Kiarës me Luizin.

Pak ditë më parë ato patën edhe një debat mes tyre, teksa gjithçka nisi pas incidentit të Kiarës dhe mos-interesimit të Oltës. Aktorja u shpreh se kjo gjë erdhi për shkak të Luizit, i cili nuk kishte lejuar që ajo të afrohej, ndërsa i tha Kiarës se këngëtari është i dashuruar kokë e këmbë me të.

“Nuk e kuptova që atë do ta godiste kaq shumë sepse unë nuk e kisha menduar që ai ishte kaq brenda me ty. Ai është brenda kokë e këmbë me ty, është i errësuar. Në momentin që e kuptova që ai është errësuar me ty, unë jam tërhequr totalisht.

Kam bërë 10 hapa pas me ty, sepse unë vij afër teje, atë e kam këtu me ecejake që më sheh. Luizi nuk ka ndikim fare në shoqërinë time dhe në lojën time. Tek ty ka ndikim, ndikimi i parë jam unë. Ne të dyja s’kemi asnjë arsye për t’u zënë dhe jemi zënë. Luizi ia ka dalë.”

Ndërkaq, Kiara i ka thënë se nuk e beson që e ka xhan, ashtu sikurse supozon Olta. “Dy herë mendoj se ti s’ke patur të drejtë dhe nuk kam folur. Miqësia kjo është, ta shohësh tjetrin afatgjatë, çfarë të pëlqen, çfarë s’të pëlqen. Unë nuk po them që ke shpirt të keq apo je “e keqe e domosdoshme”.

S’më kanë pëlqyer injorimet edhe kur s’ka qenë Luizi fare prezent. Kam nisur të them diçka, ti nuk ta vë re. S’je ti aty. Ti mendon vetëm për veten tënde këtu. Unë s’të besoj që më ke xhan mua. Nuk dua të përpiqesh të ma mbushësh mendjen.”- iu kthye Kiara.

You may also like