Luizi: Gjëja më e çmuar që kam është makina Golf 5. Kristi: Unë kam trurin tim

by admin
Spread the love

Luizi, Dea, Efi dhe Kristi kanë diskutuar ditën e sotme rreth disa temave të ndryshme, teksa një nga bisedat më interesante ishte rreth gjësë më të çmuar që ata kanë. Ata vendosën të përjashtojnë familjen duke qenë se të gjithë atë do thonin.

Efi u shpreh se ajo pos familjes, ka si gjënë e saj më të rëndësishme personin që ajo dashuron, ndërsa Kristi u shpreh se ai ka trurin e tij gjënë më të çmuar. Sakaq, Luizi tha se veç Kiarës, gjëja e tij më e rëndësishme është makina e tij, e tipit Golf 5.

Pjesë nga biseda:

Dea: E heqim familjen se të gjithë familjen do themi

Efi: Dakort, unë pas familjes, kam personin me të cilin jam në marrëdhënie

Kristi: Po pas familjes, truri im

Luizi: Unë prapë te Kiara përfundoj, ndërsa gjëra materiale gjëja më e çmuar që kam është një makinë Golf 5

You may also like