Luizi është në një lidhje jashtë BBV, Kiara ka të drejtë

by admin
Spread the love

‘Big Brother VIP Albania 2’ ka ngritur siparin e edicioni të dytë mbrëmjen e 24 dhjetorit, teksa edhe pse kanë kaluar vetëm 21 ditë nga nisja e tij, dinamikat dhe ngjarjet kanë qenë të shumta. Dita-ditës, opinioni publik afeksionohet pas banorëve dhe kërkojnë të dinë më shumë rreth konkurrentëve të tyre të preferuar.

Një prej banorëve më të pëlqyer të momentit është këngëtari Luiz Ejlli, i cili në fakt ka qenë e vijon të jetë kryefjalë e lajmeve në mediat rozë. Gazetari i Top Channel, Gerald Qerimi ka zbuluar se Luizi është në një marrëdhënie jashtë shtëpisë së Big Brother VIP sipas informacioneve që ai ka.

Madje, ai e konsideron si të drejtë vendimin e Kiarës për t’i qëndruar larg këngëtarit pas rrëfimit të tij, pasi ai po e gënjen.”Unë mendoj që vendimi i Kiarës për Luizin ka qenë super i drejtë sepse ajo e përjetoi rrëfimin e tij, e mbështeti dhe ai e përdori.

Luizi mund të jetë duke e gënjyer Kiarën sepse ka një tjetër lidhje jashtë që nuk e ka treguar brenda Big Brother. Nga informacionet e mia Luizi ka një marrëdhënie të hapur jashtë”, tha gazetari në emisionin ‘Shqipëria Live’.

You may also like