Luizi dhe Kiara po përshtaten me njëri-tjetrin, por shoh bashkë edhe…

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari është një nga personazhet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Që pas hyrjes së saj në kamper, ku është ‘dënuar’ të qëndrojë aty nga Zhaklina Gjolla, ajo është kthyer në një nga banoret më aktive të shtëpisë.

Së fundmi, ajo ka folur edhe për disa çifte të mundshme që ajo shikon brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke zbuluar një tjetër dyshe të mundshme veç Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Sa i përket këtyre të fundit, ajo tha se Luizi dhe Kiara po përshtaten mjaft mirë me njëri-tjetrin.

“Janë gradualisht, pa e kuptuar, duke u përshtatur bashkë në mënyrë fantastike. Veç e veç jo se shkojnë dhe ja u kam thënë, por janë duke u përshtatur”, tha fillimisht Olta Gixhari për këngëtarin Luiz Ejlli dhe modelen Kiara Tito.

Më pas, e pyetur nga Kristi, nëse brenda shtëpisë mund të ketë çifte të tjera, Olta Gixhari tha se diçka mund të lindë mes Amos Zaharias dhe Dea Mishelit. “Amosi dhe Misheli janë të sigurtë. Ai thotë jo, por unë i shoh bashkë”, tha Olta Gixhari.

You may also like