Luizi dhe Kiara nuk janë martuar zyrtarisht. Këngëtari rezulton ende beqar me letra (Dokumenti)

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nuk janë martuar zyrtarisht! Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, teksa dyshja kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në sy të miliona shqiptarëve gjatë finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP.

Vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte prezent në këtë ceremoni, për të celebruar çiftin e njohur dhe shumë të dashur të showbiz-it shqiptar. Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale.

Vetëm pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKB dhe ajo çfarë shkruhet në dokumentacion është edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton të jetë ende beqar.

Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.

You may also like