Luizi dhe Kiara martohen të shtunën

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania është tashmë drejt fundit, teksa mbrëmjen e sotme nuk po mbahet spektakli i zakonshëm, por  “Big Brother Fan Club” nga moderatorja Megi Pojani.

Regjisori i këtij reality show, Eduart Grishaj ishte i ftuari i parë i programit, i cili zbuloi edhe disa të pathëna për të gjithë fansat e këtij reality show.

Eduarti pranoi ‘thashethemet’ që po qarkullojnë së fundmi në rrjete sociale, se Kiara dhe Luizi do të martohen zyrtarisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP ditën e shtunë.

Kujtojmë që Kiara mori para pak ditësh propozimin për martesë nga Luizi, në një nga spektaklet e këtij reality show, duke i emocionuar të gjithë.

You may also like