Luiza “në botën e kampionëve”/ Luiza Gega doli e para në garat e zhvilluara në Krakov të Polonisë

by admin
Spread the love

Që Luiza Gega është gjithmonë mes të parëve apo e para në thuajse cdo aktivitet ndërkombëtarë atletike kjo duket se nuk përbën më shumë lajm, megjithatë dy garat e fundit në Krakov të Polonisë, me vendin e parë në 5000 m dhe 300 m/p e çuan atleten shqiptare në një nivel shumë të lartë europian, 11 fitore, një rekord i arritur prej saj që e bën të përflitet tashmë në arenën më të madhe të altetikës europiane.

Në një intervistë për Top Channel ajo tregon se të gjitha këto arritje, veç kënaqësisë, shpesh herë janë edhe një presion i shtuar.

“Ndjeja shumë presion doja të isha e sigurt atje sepse fokusi dhe vëmendja tani është më e madhe për paraqitjen time. Aktiviteti më i fundit më dha vërtetë shumë kënaqësi sepse të lakohesh nga federata europiane nuk është e lehtë. Por pres aktivitetet e radhës që të bëj edhe më mirë pasi mendoj që nuk e kam arritur maksimumin”.

Prej më shumë se 20 vitesh që vetëm vrapon dhe vrap në nivele shumë të larta jo thjeshtë shëtitje, por Luiza asnjëherë nuk kënaqet me veten.

“Do të luftoj fort për të marrë një medalje më të madhe seç e kam marrë. Nuk bëj dot premtime sepse sporti nuk ta lejon këtë gjë pasi asnjëherë nuk i dihet se si mund të shkojë. Por shpresoj shumë të jem e shëndetshme  mos kem dëmtime sepse fokusi dhe vullneti im nuk mungon, të paktën deri për lojërat olimpike do të jetë mbi 100% pastaj do të shikoj se çfarë mund të bëj”.

Prej më tepër e një dekade Luiza dhe Taulant Stërmasi, sot president i FSHA-së, kanë punuar së bashku me për këto rezultate, por me marrjen e detyrës së re rreth një muaj më parë, Luiza stërvitet vetëm dhe me sa duket nuk do të ketë as trajner të huaj.

“Nuk e kam aq problem tani pasi unë e di se ku duhet të shkojë tani. Mendoi një herë që të merrnim një trajner ndërkombëtare, kështu mendova edhe unë, por po më shkon shumë mirë programi dhe nuk dua të rrezikoj le të themi që të vazhdoj me një program tjetër sepse secili trajner ka programin e tij, nuk e di as se si do të më reagojë trupi me një tjetër program, apo se sa kohë do të më duhet që unë t’i përshtatem programit të ri.  Të paktën këtë vit nuk dua të rrezikoj”.

Kur përmend atletikën, të gjithë mendojnë Luizën, si ndihet ajo për këtë eklipsim me plot meritë të mbretëreshës së sporteve në Shqipëri.

“Kjo është arsyeja që më vjen shumë mirë që ish-trajneri im tani është president dhe ta ngre nivelin e atletikës. Kam vërtetë shumë dëshirë që në të ardhmen të thyhen rekordet e mija dhe të arrihen rezultate edhe më të larta, mua do të më bëhej qejfi, nuk e kam këtë pjesën e xhelozisë, apo të kërkoj vëmendje, unë nuk dua vëmendje, thjesht bëj me shumë pasion diçka që e dua shumë”.


Top Channel

You may also like