Lugati befason me veshjen para fillimit të spektaklit sonte në BBVK – FOTO

by admin
Spread the love

Prime i radhës i Big Brother Vip Kosova do të vazhdojë sonte me surpriza interesante.

Pasi Fis Juniku hyri si banori i fundit në shtëpinë e famshme të premten, ky epitet nuk do të qëndrojë gjatë pasi një tjetër hyrje do të ketë sonte në BBVK.

Këtë e zbuloi moderatori i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi: “Big Brother VIP Kosova, të hënën me hyrje të reja”.

Ndërkohë, konkurrenti i dashur për publikun, banori Gjon Karrica i njohur si “Lugati” ka vendosur që të befasojë me një veshje interesante.

I veshur me një xhaketë sipër, ai ka vendosur që të vishet poshtë me xhinse të shkurta.

Për më poshtë mund të shikoni pamjet:

You may also like