Lufta për titull në Premier Ligë, Guardiola: Nuk e kemi ne në dorë, të fitojmë tonat

by admin
Spread the love

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, thotë se Siti mund të fokusohet vetëm në fitoren e ndeshjeve të veta të mbetura në Premier Ligë dhe të presë të shohë se çfarë do të ndodhë me rivalët. Vetëm tre pikë ndajnë Liverpulin, Arsenalin dhe Sitin përpara ndeshjes së kampionëve kundër Kristal Palasit në “Selhurst Park” sot në orën 13:30.

Me tetë ndeshje të mbetura, çdo pikë e lënë mund të ketë një ndikim të madh në garën për titull. “Shpresoj që ata të lënë pikë, por kjo nuk e zgjidh problemin nëse ne nuk e bëjmë punën tonë”, tha shefi i Sitit në konferencën e tij për shtyp.

“Ne duhet të fitojmë tetë ndeshjet e mbetura dhe të presim. Nëse do të ishim në krye të ligës, do të ishte në duart tona, por nuk është kështu. Ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona, nëse ndodh, atëherë mirë, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë. Ne mund të kontrollojmë fatin në ndeshjet tona, kjo është e gjitha”. Palas mori një pikë nga “Etihad” në fillim të sezonit, duke barazuar 2-2. Siti ka fituar 10 nga 13 ndeshjet që atëherë, duke barazuar tri të tjerat, por mbetet tri pikë larg Liverpulit kryesues. Pep tha se cilësia e rivalëve tregon sa e vështirë është të fitosh çdo titull, ndërsa ata kërkojnë trofeun e katër radhazi, i cili do ishte historik në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like