Lufta në Ukrainë, Ylli Manjani del me reagimin e papritur dhe tregon kush del ‘i fituar’

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën në Ukrainë, teksa tregon kush del i fituar nga kjo luftë.

Postimi i Ylli Manjanit:

“Shyqyr që ndodhi ky konflikti në Ukrainë që ti harrojmë të gjitha skandalet tona. Inceneratorët, Skavica, borxhi, 5 maji, çmimet stratosferike, etj etj…

Në fakt këtë shyqyrllëk bëjnë edhe shumë qeveri në perëndim. Me Putinin përballë britanikët dhe Francezët do hyjnë në zgjedhje…

Shyqyrllëk ka edhe administrada Biden, e cila shpreson të fshehë rënien katastrofike të pëlqyeshmërisë atje. “Joe gjumashi” ka hapur sytë, por ska forcë të reagojë…

Shyqyr bëjn spekulantët e tregjeve. Dhe të gjithë ne bëjm shyqyr se me këtë rast u mbyll edhe PLANDEMIA, ose sjelljet idiote të politikës botërore në emër të virusit.

Ndërkohë mësimi që del nga ky konflikt është se çdo shoqëri është përgjegjëse vetë për vendin e vet.”-shprehet Manjani.

You may also like