Lufta në Ukrainë: Sipas një ushtari rus, 26 000 kolegë të tij kanë vdekur

by admin
Spread the love
Ukrainian soldiers take positions in downtown Kyiv, Ukraine, Friday, Feb. 25, 2022. Russia pressed its invasion of Ukraine to the outskirts of the capital Friday after unleashing airstrikes on cities and military bases and sending in troops and tanks from three sides in an attack that could rewrite the global post-Cold War security order. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Lufta në Ukrainë ka marr mijëra jetë. Tani shërbimi sekret ukrainas pohon të ketë përgjuar një telefonatë. Sipas kësaj, thuhet se kanë vdekur 26 mijë rusë

Numri i viktimave nga të dyja palët në luftën në Ukrainë po rritet çdo ditë. Sipas informacioneve ukrainase, deri më tani pothuajse 23,000 rusë kanë vdekur.

Tani, megjithatë, shërbimi sekret ukrainas pohon se ka përgjuar një telefonatë në të cilën u përmendën pothuajse 26000 viktima. “Djemtë tanë u mashtruan, u mashtruan”, mësohet t’i ketë thënë ushtari shokut të tij në telefon, siç raporton “Daily Mail”, transmeton portali Shtegu.

Dhe më tej: “Bilanci zyrtar është një gjë, por po ju them tani – 25 900 kanë vdekur. Kjo në dy muaj të përgjakshëm”.

Numrat nuk mund të verifikohen zyrtarisht. Mirëpo, në telefonatë ushtari tregon edhe vdekjen e një komandanti të lartë. Ky informacion përputhet me të dhënat zyrtare nga Rusia.

Shumë oficerë bien viktima të luftës në Ukrainë

Qeveritë lokale dhe gazetat flasin për të paktën 317 oficerë që deri më tani kanë rënë viktima të luftës në Ukrainë. Megjithatë, numri aktual është ndoshta shumë më i lartë, sepse shumë prej të vdekurve nuk janë identifikuar ende.

Lufta në Ukrainë tani është në muajin e tretë. Misioni i Rusisë për të marrë Kievin deri më tani ka dështuar. Prandaj, rusët po ripërqendrohen në pushtimin e zonave në rajonin lindor të Donbasit.

Sipas Ukrainës, Rusia po përpiqet të shtyjë në jug nga qyteti Izyum në Donetsk. Në Mariupol, në fabrikën e çelikut Azov, ushtarët dhe civilët janë ende të fshehur. Një korridor humanitar ende nuk është realizuar.

You may also like