Lufta në Ukrainë, FSHF gati të strehojë pa afat familjet e sportistëve

by admin
Spread the love

Situata në Ukrainë nuk është aspak e mirë, pas mësymjes së ushtrisë ruse. Deri më tani ka më shumë se 100 civilë të vdekur.

Shumë po përpiqen të largohen në zona të sigurta, në shtetet pranë, ndërkohë që ka nga ata që janë gati të shkojnë edhe me larg.

Federata Ukrainase e Futbollit ka kërkuar ndihmë nga FSHF dhe këtë e ka konfirmuar zëvendëspresidenti Edmond Libohova.

“FSHF, në mbështetje të luftës së drejtë të tyre dhe problemeve që ato kanë, ne kemi gatishmërinë për të mbështetur, strehuar e mbajtur për një periudhë të pacaktuar një numër familjesh të sportistëve të Ukrainës. Na ka ardhur kërkesë nga Federata e Ukrainës dhe ne kemi dhënë gatishmërinë tonë për t’i mbështetur”, u shpreh Libohova. / overspor.tv

You may also like