Lufta në Izrael/ Më shumë se 300 amerikanë u larguan nga Gaza

by admin
Spread the love

Më shumë se 300 amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë larguar nga Gaza, por qytetarët amerikanë mbeten në enklavën e rrethuar dhe negociatat e vështira vazhdojnë për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, tha sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ata që janë larguar nga Gaza përfshijnë qytetarë amerikanë, banorë të përhershëm të SHBA-së dhe familjet e tyre, tha Jonathan Feiner, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, për Face the Nation të CBS.

Feiner tha se një numër i amerikanëve që dëshirojnë të largohen nga Gaza mbeten atje ndërsa përleshjet Izrael-Hamas vazhdojnë, por ai nuk e specifikoi numrin.

Javën e kaluar Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se rreth 400 qytetarë amerikanë dhe familjet e tyre, gjithsej rreth 1,000 njerëz, duan të largohen nga rajoni.


Top Channel

You may also like