Lufta do të ndryshojë Lindjen e Mesme – Shqip

by admin
Spread the love

Përmbledhje

Izraeli vijon luftimet ndaj militantëve të Hamasit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet po zhvillohen në 7-8 vende. “Ka gjeneralë në fushën e betejës me ushtarët duke luftuar”, tha zëdhënësi.

Më shumë se 700 persona kanë humbur jetën në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet, duke përfshirë 260 persona në një festival muzikor. Rreth 500 persona kanë humbur jetën në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit. Në total bëhet fjalë për mbi 1200 viktima.

Forcat Ajrore të Izraelit thonë se kanë goditur më shumë se 500 baza terroriste në Gaza gjatë natës. Izraeli pretendon se shumica e pikave të hyrjes nga Gaza në Izrael janë mbyllur, shumica me tanke. Megjithatë ushtria nuk mohon se luftëtarët e Hamasit mund të jenë ende duke kaluar në Izrael nga Gaza.


Netanjahu: Lufta do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, paralajmëroi përdorimin e forcës së jashtëzakonshme për shkatërrimin e grupit ekstremist palestinez Hamas që të shtunën kreu një sulm të madh të befasishëm ndaj jugut të Izraelit, që gjeti të papërgatitura edhe shërbimet e zbulimit.

Në një takim me drejtuesit lokalë të qyteteve jugore izraelite, Netanjahu citohet nga mediat të ketë thënë se kundërpërgjigjja izraelite do të ndryshojë krejt Lindjen e Mesme.

Ushtria izraelite është duke u përgatitur për të nisur një kundërsulm të fuqishëm, që synon spastrimin e Rripit të Gazës nga militantët e Hamasit. Qindra tanke dhe makineri ushtarake janë pozicionuar përreth kufirit me territoret jugperëndimore palestineze. Që prej të shtunës kur u shpall gjendja e luftës, Izraeli ka grumbulluar 300 mijë rezervistë.

Minisri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant tha se nga kjo e hënë, Rripi i Gazës është vendosur në bllokadë totale dhe i është ndërprerë elektriciteti, furnizimi me karburant dhe ushqime. Pritet që sulmi i madh të nisë brenda 48 orëve. Forca ushtarake janë dërguar edhe në kufirin verior me Libanin, ku vepron Hezbollahu, milicia pro-iraniane, aleate e Hamasit, të cilës këta të fundit i kanë kërkuar ndihmë me sulme nga veriu. Megjithatë, grupi Hezbollah mohoi zërat se ësthë përfshirë në luftë.

Pranë brigjeve izraelite është afruar edhe aeroplanmbajtësja amerikane Xherald Ford në përmbushje të premtimit të presidentit Xho Bajdne për të mbështetur Izraelin. Ndërsa presidenti iranian, Ibrahim Raisi shprehu mbështetje të plotë për Hamasin, ndonëse theksoi se Irani nuk ka plane për t’u përfshirë ushtarakisht në konflikt.

E teksa pritet nisja e luftës tokësore, ka vazhduar intensivisht lufta me raketa mes dy palëve. Në ditën e tretë të luftimeve llogariten 1300 të vrarë, shumica e të cilëve rreth 800, nga radhët e izraelitëve dhe mbi 5 mijë të plagosur gna të dyja palët.

Gaza po shndërrohet që tani në gërmadhë nga kundërpërgjigjja izraelite me raketa që nuk ka kursyer edhe kampet e refugjatëe të Kombeve të Bashkuara. Kambanat e luftës bien edhe në Jeruzalemin e ndarë mes izraelitëve dhe arabëve, ku banorët po përgatiten për më të keqen.

You may also like