Luana Vjolla “i zë vendin” Eni Çobanit. Moderatorja pajton dyshen e njohur

by admin
Spread the love

Prej rreth një viti, dihej publikisht se Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nuk i kanë marrëdhëniet mirë më njeri-tjetrin.

Pas hipotezat të një sherri mes tyre, Besi dhe Ermali dolën me akuza publike për njëri-tjetrin.

Luana Vjollca ka nisur programin e saj të ri “Zemërluana” në Tv Klan, që prej të dielës së 6 nëntorit. Ajo është një nga moderatoret më të preferuara në vendin tonë, teksa numëron mbi 1 milionë ndjekës në rrjete sociale. Në puntatën e parë të programit, Luana ‘pajtoi’ dy aktorët e njohur, Bes Kallaku e Olsi Bylyku, të cilët nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, duket se Luana ka vendosur ‘të marrë’ pozicionin e zonjës Eni Çobani, pasi duket se në puntatën e dytë të këtij programi, ajo do të pajtojë një tjetër dyshe mjaft të njohur në showbiz-in shqiptar, dy aktorët e humorit, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi.

Prej rreth një viti, dihej publikisht se dy aktorët nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë më njeri-tjetrin. Por, duket se çdo gjë është rregulluar tashmë mes tyre dhe ndërmjetëse e rregullatore e raportit të tyre ka qenë pikërisht moderatorja d njohur. Këtë e konfirmojnë vetë aktorët në rrjete sociale.

Ermal Mamaqi ka postuar së fundmi një video në rrjete sociale, ku shihet me Bes Kallakun, ndërsa Luana i ka shkruar në koment: “Kush ju bëri bashkë çuna?” E përgjigja e Ermalit ishte: “Ti o dritë e Universit. Por njerëzit nuk kanë parë akoma ça sherri do transmetohet të dielën te ty”

Ndërkaq, edhe Bes Kallaku ka publikuar një story në Instagram, ku e konsideron Luanën si Eni Çobanin. “Luana Vjollca si zonja Eni, na pajtoi me të gjithë. Ça sherri do jetë kete javë në zemërluana” – shkruan Bes Kallaku.

You may also like