Luana takohet me DJ-n e famshëm italian , Joe T Vannelli – Shqip

by admin
Spread the love

22:56 | 27 Shkurt 2022

Edhe Luana Vjollca gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Itali në Javën e Modës në Milano.

Kjo për shkak të Marinës e cila parakaloi në pasarelë për të prezantuar kreacionet e stilistes italiane Elisabetta Franchi, shkruan lajmi.net.

Teksa po shijonte mbrëmjen duke parë të motrën duke sfiluar, Luana ka pasur rastin të njihet edhe me shumë yje italianë e të vendeve tjera.

Prezantuesja dhe këngëtarja, 30-vjeçare së fundmi ka pozuar me DJ e famshëm nga Italia, Joe T Vannelli.

Siç duket kjo është hera e parë që motrat Vjollca kanë qenë të pranishme në një eveniment kaq të rëndësishëm botëror./Shqip/

You may also like