Luan me tre te PSG, Luis Enrique nuk e grumbullon Ramos prej skemës

by admin
Spread the love

Nëse sezoni i kaluar mund të konsiderohej pa frikë si i çuar dëm, ky aktuali për Sergio Ramos ka nisur si protagonist.

Mbrojtësi është shndërruar në një titullar në mbrojtjen me tre të trajnerit të PSG, Christophe Galtier duke risjellë në memorie kohët e arta me Real Madrid.

Megjithatë, protagonizmi në Francë nuk i mjafton trajnerit të kombëtares së Spanjës, Luis Enrique i cili nuk e mori në konsideratë grumbullimin e 36-vjeçarit te “La Roya”. Së fundi, Enrique ka përdorur si justifikim faktin se ndryshe nga PSG, Spanja luan me katër në mbrojtje dhe është në pikëpyetje për rendimentin e Ramos në këtë modul.

Gjithsesi, e vërteta në fakt duket se krisja mes të dyve që erdhi në vitin 2021 nuk është rikuperuar dhe Enrique ende i mban mëri lojtarit që nga ana e tij duket se e dëshiron rikthimin te Spanja për të luajtur edhe një Botëror të fundit./ Super Sport


Top Channel

You may also like