Luan Baçi zbulon prapaskenat e 17 korrikut: Basha kishte frikë se nuk do të mbushej salla

by admin
Spread the love

Deputeti Luan Baçi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili me ironi tha se Fieri ka gjithsej 431 delegatë dhe për Berishën kanë firmosur 520.

Luan Baçi sqaron se para Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut thirrur nga Lulzim Basha, i është kërkuar gojarisht nga Bardhi që të përfshijnë si delegatë dhe sekretarët e grupseksioneve, në mënyrë që të mbushet salla, pasi kishin frikë nga mospjesëmarrja.

Baçi më tej thotë se këta sekretarë, pas 17 korrikut kanë marrë një mandat 4-vjeçar si delegatë, prandaj dhe në 11 dhjetor janë delegatë të rregullt.

Deklarata e Baçit:

“Patjetër që e përfaqësoj Fierin De Facto. Situata edhe në Fier është e shkëlqyer për mënyrën si po ecet në këtë proces. Për herë të parë ka një zhvillim të brendshëm PD. Do të provojë të mbledh kuvendin e jashtëzakonshëm. Asnjëherë nuk është mbledhur nga delegatët. Është i veçantë. Kam informacion të plotë e të saktë. Delegatët që kanë marrë pjesë në 17 korrik për degën e Fierit, u bë një kërkesë me gojë nga Sekretari me porosi të kryetarit që të ishin delegatë të gjithë sekretarët e seksioneve. Ata kanë marrë mandat 4-vjeçar dhe në këtë kuvend të jashtëzakonshëm janë delegatë. Marr shkas nga një dalje e Bardhit që thotë se Fieri tallet me delegatët, për arsye se ka 431 delegatë dhe kanë firmosur mbi 520 delegatë që kanë firmosur. Është e vërtetë që kanë firmosur 520 delegatë madje 550. Sepse kemi vendosur të gjitha sekretarët e grupseksioneve. I kemi vendosur nga frika për mospjesëmarrje në 17 korrik, pra nuk do mbushej kuvendi. Tani pretendohet që duhet të hiqen këta që janë shtuar. Kemi në Fier 226 kryetarë grupseksionesh, nga të cilët vetëm 45 kryetarë nuk kanë firmosur”, tha Baçi.

You may also like