Luan Baçi: Protesta e sotme e PD është një protestë masive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Z. Basha nuk është kryetar, është deputet i PD-së dhe si i tillë, ai sot ose duhet të bashkohet me ne, ose duhet të ikë nga zyra, sepse është shumë e thjeshtë situata dhe unë kam besim dhe shpresë se ai do të bëjë një nga këto të dyja”- deklaroi sot Luan Baçi, kryetari i degës së PD-së në Fier, në momentin kur grupi i dytë i protestuesve nga Fieri për niseshin drejt Tiranës.

I pyetur nga gazetarët se çfarë parashikohej të ndodhte nëse Lulzim Basha nuk dilte nga zyra, Baçi u shpreh qartë: “ Le të rrijë në zyrë bashkë me ne, s’ka problem fare”, duke shtuar se Basha mund të bëhej pjesë madje edhe e Komisionit të Rithemelimit.

Z. Baçi, cili grup është ky që niset në këto momente nga Fieri?

Baçi:Ky është grupi I dytë që po niset drejt Tiranës. Grupe – grupe po ikin pothuaj një masë e madhe, e konsiderueshme e anëtarësisë së PD së degës Fier po edhe të degëve të tjera sipas informacione që kam dhe jam koherent me ta. Do të ketë një pjesëmarrje të madhe përpara selisë së Partisë Demokratike. Do të doja t’i ftoja anëtarët e PD të degës së Fierit, Patosit, Mallakastrës, Lushnjës dhe Divjakës të vazhdojnë rrugën drejt Tiranës pa asnjë lloj problemi, pa u u frikësuar nga fjalët që nxjerrin herë pas herë në media për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët.

Protesta e sotshme e PD është një protestë masive, një protestë festive ku do të jemi para selisë së PD për të zbatuar vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, vendimin nr 6 që e ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetar. Mendoj dhe shpresoj se zoti Basha sot do të reflektojë dhe madje unë kam bërë ftesë që të bashkohet aty me ne bashkë, me demokratët që do të vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe të vazhdojmë punën me Komisionin e Rithemelimit”.

Z. Basha do të jetë në selinë e PD ku ka edhe axhendën e ditës. Mendoni se kjo do ta pengojë protestën tuaj?

Baçi:Absolutisht nuk do ta pengojë protestën ose fillimin e punës së Komisionit të Rithemelimit. Komisioni i Rithemelimit që u zgjidh në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të fillojë punë sot dhe demokratët do ta shoqërojnë. Shoqërimi bëhet nga demokratët në ditën e parë të punës. Basha nuk është Kryetar, Basha është deputet i PD dhe si i tillë, ai sot ose duhet të bashkohet me ne, ose duhet të ikë nga zyra. Është shumë e thjeshtë situata dhe unë kam besim dhe shpresë se ai do të bëjë një nga këto të dyja. Në zyrë nuk do të rrijë”.

Po nëse nuk del nga zyra?

Baçi:Le të rrijë në zyrë bashkë me ne, s’ka problem fare. Komisioni i Rithemelimit do të futet aty dhe ai le të bëhet pjesë po deshi. Mund ta hedhim dhe në votë atje ta bashkojmë të bëhet pjesë e komisionit si deputet i thjeshtë”.

You may also like