Luajtën në -20 gradë, lojtarët e SHBA dhe Honduras kaluan në hipotermi

by admin
Spread the love

Ndeshja për kualifikueset e Botërorit në Amerikën Veriore e Qendrore mes SHBA- ve dhe Honduras ka krijuar debat të madh.

Shkak i këtij debate janë bërë kushtet në të cilat është zhvilluar ky takim, ku përfshihet i ftohti i madh deri në rreth -20 gradë Celsius.

Takimi u mbyll me fitoren 3-0 për vendasit, me golat e shënuar nga Mc Kennie në minutën e 8’, Zimmerman në minutën e 37’ dhe Pulisic në minutën e 67’.

Megjithatë vëmendjen kryesore e ka marrë temperature, e cila shkoi në rreth -20 °, me erën që e bënte atë të ndihej si më ftohtë akoma.

Përballë kësaj situate dy lojtarë të Amerikës Qendrore, portieri Lopez dhe qendërsulmuesi Quioto, u desh të largoheshin nga fusha në fund të pjesës së parë me simptoma hipotermie (dridhje dhe konfunzion mendor) dhe trajneri Gomez, në fund të lojës, bëri të ditur se disa nga djemtë e tij ishin në gjendje jo të mirë.

Kushtet ishin penguese që në fillim të sfidës, aq sa disa protagonistë të ndeshjes, përfshirë edhe arbitrin, zgjodhën të mbanin kapuç. Sipas statistikave, temperatura në fillim ishte (-15 °) ishte më e ulëta e luajtur ndonjëherë nga ekipi kombëtar i futbollit për meshkuj në SHBA.


Top Channel

You may also like