LSI paralajmëron aleancë me Sali Berishën: Basha në linjën e Ramës

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Bramillari u shpreh se LSI-ja është ndër partitë e para që ka nisur procedurat për nisjen e procesit zgjedhor të 6 marsit.

Ai tha se LSI për zgjedhjet lokale do të ketë marrëveshje me çdo opozitar që do të çmontojë regjimin e Ramës dhe që do ta luftojë atë.

“Është e qartë se LSI-ja është ndër partitë e para që ka nisur procedurat për nisjen e procesit zgjedhor të 6 marsit. Kemi ngritur edhe shtabet tona të partisë për ngritjen e kandidaturave tona që do të propozohen për qytetarët. Presim që të kemi një rezultat që të çmontojë këtë regjim. Prandaj do të kemi marrëveshje me çdo opozitar që do të çmontoje këtë regjim dhe që do ta luftojë atë. Basha e ka zgjedhur vetë pozicion e tij kundrejt frontit opozitar. Ai është më shumë me linjën e Ramës sesa me linjën e frontit opozitar. Ne pas 25 prillit nuk kemi pasur asnjë komunikim me Bashën”, u shpreh Braimllari për Ora News.

You may also like