“LSI e përmbylli misionin e saj”, Vasili: Në frontin e ri ka vend për të gjitha forcat politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e djeshme LSI mbajti Konventën e saj të fundit si parti në Pallatin e Kongreseve nga ku vendosi të ndryshonte emrin e partisë, duke e “pagëzuar” si Partia e Lirisë. Kryemadhi i kaloi stafetën Ilir Metës duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se mezi e ka pritur këtë mision të ri të partisë.

Vasili: Mezi e kam pritur këtë mision të ri. Që nga dje jam deputet i Partisë së Lirisë. Jemi kthyer mbrapsht 30 vjet në kohë, por nuk ka pse të na mungojë kurajoja për tu përballur.

Xhokaxhi: Pse erdhi tani vendimi për të ndryshuar emrin?

Vasili: Misioni i LSI mund të konsiderohet i përmbyllur sepse kemi bërë sakrifica të panumërta që në 2014 kur u themelua. Kur LSI doli nag qeverisja dhe ajo u përqendrua në një grusht të vetëm ju e patë se çfarë ndodhi me integrimin. Në këtë moment, ku dhe formalisht negociatat janë hapur, ky mision për këtë prioritet madhor që ishte integrimi i përmbyll. Nga ana tjetër ka ndodhur një transformim i tmerrshëm. Liria e pronës po dhunohet, liria e shprehjes, nuk i garantohet gazetarëve jo më qytetarëve të thjeshtë, më tutje kemi kontrollin e qeverisjes që është zero. Qeverisja refuzon të gjitha instrumentet e kontrollit. Skandalet janë në sytë e qytetarëve. Jemi në një situatë ku asnjë prej lirive nuk përjetohet. Krye liria, që është liria e votës dihet se cili është manipulimi që ka ndodhur. Partia e Lirisë është dimension i madh sepse liria i mungon qytetarit pavarësisht se cili është orientimi i tij. dimensioni i Partisë është një frymëmarrje shumë e madhe. Ky fron është kaq i madh sa mund të bashkohet çdokush pasi shteti ka dalë nga shinat. Është një betejë që ngjan si dy pika uji me atë të viteve ’90. Atëherë ishte beteja për të vendosur pluralizmin, sot është beteja për ta rivendosur dhe një herë pluralizmin.

Xhokaxhi: Deri ku i ka synimet Partia e Lirisë për tu zgjeruar?

Vasili: Fronti i gjerë është një front ku mund të rreshtohen gjithë shqiptarët dhe në këtë front ka vend për të gjitha forcat politike. Kemi synim t’i krijojmë hapësirë njerëzve që të luftojnë për lirinë e tyre. Në politikë po të jesh i pastër dhe parimor mbetesh i ri, mund të jesh i ri dhe bëhesh shumë pis. Ka plot njerëz që kanë qenë në pushte dhe nuk thua dot asnjë fjalë për ta. Ka të tjerë siç janë Edi Rama, që qëkur e ka filluar pushtetin, e ka filluar me fasadat dhe hajdutllëkun. Një mekanizëm monstruoz grabitjeje.

Në përfundim Vasili theksoi se të gjitha iniciativat për referendum do mbështeten nga Partia e Lirisë dhe do të bëhet gjithçka për të ndryshuar mekanizmat ligjore. Beteja është e vërtetë.

You may also like