LSDM për “dezertimin e Kovaçevskit”: VMRO po shpërqendron vëmendjen nga përçarja që po i ndodh

by admin
Spread the love




Pas pretendimeve të VMRO-së për dezertimin e kryeministrit Kovaçevski, ka reaguar partia në pushtet. LSDM vlerëson se Mickoski dhe VMRO-DPMNE, nëpërmjet trillimeve po mundohen ta shpërqendrojnë dhe defokusojnë atë që po ndodh në VMRO-DPMNE, gjegjësisht përçarjen me Danela Arsovskën, por edhe atë që po ndodh me Nikolla Micevskin.

“Ata padyshim që po përpiqen të largojnë vëmendjen për të mos iu përgjigjur asaj çfarë presin qytetarët si përgjigje, dmth cili është roli i kryebashkiakut në tenderin 136 milionë euro dhe sot përmes trillimeve përmes dezertorit ushtarak Kovacki po përpiqen të fshihet sërish e vërteta dhe të mos jepet përgjigje për atë që presin qytetarët. Nga këtu do ta thërras që të përgjigjet se cili është roli i tij në tenderin e kontestuar dhe pse Mickoski ka disa ditë që hesht dhe nuk i përgjigjet të gjitha këtyree pyetjeve”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski. /SHENJA/


You may also like