LSDM: Nuk kemi parë politikan të gënjejë sikurse Mickoski!

by admin
Spread the love




Nga LSDM i kanë reaguar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë, se të gjitha gënjeshtrat, pengesat dhe skenarët e përgjakshme kanë ra në ujë. Sipas tyre, deri tani, nuk ka pasur ndonjë politikanë që ka gënjyer në këtë mënyrë si Mickoski.

“Kemi gjuhë të pastër maqedonase në BE dhe identitet të mbrojtur. Pikë. Pasi u bë publike protokolli u pa se, gjithçka që tha Mickoski është gënjeshtër. Protokolli i ka zbuluar gjitha të pavërteta të VMRO-së dhe Mickoski, ka reciprocitet për të gjitha çështjet. Dhe, në vend që të kërkojë falje nga qytetarët për gënjeshtrat ai në vazhdimësi i përsërit ato, sot sërish tenton me manipulime të reja”, thonë nga LSDM, raporton SHENJA.

Sipas LSDM-së, ata kanë dëshmuar se është e mundur të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura dhe të vazhdojë integrimi i vendit në BE me gjuhë dhe identitet të mbrojtur.

 

 


You may also like