LSDM: Mickoski ta ndërpresë bllokimin e Shkupit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Partia në pushtet LSDM, thotë se përgjegjësinë për bllokadat dhe kaosin që po i ndodh Shkupit e ka vetëm Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë se largimi i Lenin Jovanovskit si një nga organizatorët e protestave është vetëm një lojë transparente e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.

“Me VMRO-në janë të lidhur edhe kryetarja e bashkisë edhe kryetari edhe shumica në Këshillin e Bashkisë ë Shkupit, edhe drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese. Mickoski dhe VMRO i kanë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë fund bllokadës dhe këtë duhet ta bëjnë menjëherë”.

“Mickoski duhet të mbulohet me turp për gjithçka që po i bën qytetit të tij, bashkëqytetarëve të tij”, thonë nga LSDM.


You may also like