LSDM e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe me secilin deputet

by admin
Spread the love

“U konfirmua ajo çfarë kemi deklaruar, deklaratat se deputeti është kidnapuar janë të pavërteta, shumica e deputetëve janë për përparim dhe vazhdim të integrimeve evropiane”, kanë reaguar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pas prononcimit para media të deputetit, Kastriot Rexhepi, transmeton TV21.

Gënjeshtar e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe liderit të Të majtës, Dimitar Apasiev dhe përpjekjet e tyre që të bllokojnë vendin nuk kanë vend në Kuvend dhe ky është lajmi i mirë, thuhet më tej në reagim.

“E përshëndesim paralajmërimin e zotëri Kastriot Rexhepi se shumica e deputetëve janë për përparim, për mbajtjen e rrugës së vërtetë, për vazhdim të integrimeve evropiane, për raporte të mira me fqinjët dhe raporte ndëretnike stabile, për siguri ekonomike. LSDM është e hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat demokratike dhe deputetët, bashkë të sigurojmë vazhdimin e përparimit të vendit. Stabiliteti i vendit është siguruar. Populli mund të jenë i bashkuar”, thuhet në kumtesë.

You may also like