LSDM: DMPNE nuk ka plan!

by admin
Spread the love

Qytetarët e dinë shumë mirë se DPMNE nuk ka plan e as qëndrim të qartë për asnjë çështje – thonë përmes një reagimi nga LSDM-ja e Kovaçevskit. Nga kjo parti, vazhdojnë të kritikojnë opozitaren VMRo DPMNE se është kundër anëtarësimit të vendit në BE dhe pro bllokimit të rrugës evropiane, përcjell tvklan.mk.

“DPMNE e kundërshtoi ashpër propozimin francez dhe kur erdhi koha për të votuar në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e DPMNE-së nuk votuan, nuk kishin mendim. DPMNE shpërndau gënjeshtra për asimilim dhe bullgarizim, kur erdhi radha e Kuvendit të Maqedonisë për të votuar Marrëveshjen e Frontex, deputetët e DPMNE nuk votuan, nuk kishin mendim. Me LSDM-në, vendi ka të ardhme evropiane. Integrimi evropian do të thotë gjithashtu paga më të larta, më shumë punë dhe punë më të paguara, do të thotë një ekonomi e fortë dhe standarde evropiane të jetesës”, thuhet në reagimin e LSDM-së./tvklan.mk

You may also like