Loriana Kuka e fiton të bronztën në Grand Slamin e Bakus

by admin
Spread the love

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore e një humbje gjithsej në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker. Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy ëaza-ari.

Loriana Kuka u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një ëaza-ari.

Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.Kosovan në këtë Grand Slam u paraqit edhe me Nora Gjakovën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti të stolisej me medalje të bronztë./Botapress.info/

You may also like