Lori sonte në “In & Out”, flet për albumin e saj më të ri

by admin
Spread the love

Sonte në emisionin “In & Out” është e ftuar artistja e njohur Lori Kaçka.

Lori, e njohur për muzikën e saj dhe performancat e jashtëzakonshme, do të ndajë me publikun përvojën e saj artistike, detaje nga publikimi i albumit të ri si dhe projektet e saj të ardhshme.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fansat dhe të interesuarit të mësojnë më shumë për Lorin dhe projektet e saj në fushën e muzikës.

Lori ndër të tjera ka folur edhe për gjashtë këngët e saj më të reja të cilat janë edhe pjesë e albumit të saj më të ri “Krejt dashni” të cilin e ka publikuar mbrëmë.

Për detaje më të hollësishme mund të ndiqni intervistën ekskluzive në “In & Out” me fillim nga ora 19:30./21Media

You may also like