Lopa hip në trenin e udhëtarëve në Zvicër, mbetet e paqartë nëse ka pasur biletë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të dielën në mbrëmje, një grup personash po udhëtonin me një lopë në një tren të linjës Thurbo. Operatori shpreson që kafsha të paktën të ketë pasur një biletë të vlefshme

Fotot shpejt bënë xhiron e bisedave nëpër rrjetet sociale: Të dielën në mbrëmje, një grup personash në Kantonin e St. Gallenit e hipën një lopë në një tren të linjës Thurbo. Personat gazmorë janë kujdesur për mysafirin e pazakonshëm dhe kishin sjellur me vete një kovë me kashtë. Siç raporton “FM1 Today”, lopa mesa duket është dërguar në Muolen.

“Ishim të informuar, por pas konsultimit me SBB-në nuk u desh të mobilizoheshim”, tha për FM1Today, Roman Kohler, zëdhënës i policisë së qytetit St. Gallen. Policia e qytetit ka pasur njohuri për ngjarjen e pazakontë.

Gjithashtu edhe Thurbo u informua: Sipas zëdhënësit për media Christian Baumgartner, zyra e orarit ishte e informuar tashmë kur grupi hipi në St. Fiden. Ndërkohë, Baumgartner vlerëson grupin e udhëtimit “të pajisur në mënyrë optimale”, sepse burrat kishin me vete edhe fshesa dhe kova në rast se kafsha do të kryente nevojë. “Shpresojmë që të paktën një biletë e vlefshme të ishte në dispozicion”, tha Baumgartner për FM1 Today, transmeton portali Shtegu.

Transporti i kafshëve të kësaj madhësie nuk lejohet në transportin publik të Zvicrës, por “ka mbizotëruar mëshira”, thotë Baumgartner. Nuk do të ketë asnjë denoncim. “Shpresojmë që njëthundraku me gishta të barabartë të ketë qenë në gjendje të shijojë udhëtimin në trenin tonë”.

Në zyrën veterinare, situata nuk shihet aq rastësore sa në Thurbo. “Ne ishim shumë të befasuar nga kjo qasje, veçanërisht pasi ky veprim mund të kishte shkuar keq me një kafshë të kësaj madhësie”, thotë Thomas Christen, një specialist i mirëqenies së kafshëve në Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Veterinarisë për “20 Minuten”. Incidenti definitivisht nuk shihet nga ata si një shaka.

Sipas tyre, veprimi i të rinjve është i pakujdesshëm dhe i rrezikshëm për pasagjerët. Nëse ky veprim do të ketë ndonjë pasojë nga ana e zyrës veterinare është ende në pritje. “Ekzekutimi ynë ka të bëjë me të drejtën administrative dhe jo me çështje penale. Për këtë arsye, ne nuk mund të themi asgjë për këtë për momentin”, vazhdon Christen. Para së gjithash, duhet të kontrollohet nëse kjo mund të ketë qenë një shkelje sipas ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

You may also like